Operacioni me 43 të arrestuar për drogë, dalin emrat e shqiptarëve

Një operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri është zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme.

Operacioni i koduar ‘Shefi’, është drejtuar nga Antimafia italiane, ndërsa në të dyja vendet janë arrestuar 43 persona.

Arrestimi i tyre është bërë për trafik marijuane, kokaine e hashashi, të cilat trafikoheshin me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Mësohet se operacioni në fjalë ka nisur në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, për të përfunduar ditën e sotme.

Mediat italiane raportojnë se në pranga janë vënë 20 shqiptarë, ndërsa pritet që policia të japë detaje më shumë lidhur me këtë operacion.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar: Dritan Naci 31 vjeç, Mariglen Shusha 31, Marlian Aliaj 22, Andi Peshku 24, Vullnet Daci 28, Gezim Bircaj 53, Malton Lleshi 34, Fiqiret Seferi 53, Ernest Peza 26, Leonidha Sejdiaj 51, Elton Ismaili 38, Ferhat Hajdini 44, Vullnet Cila 38, Shpetim Shehi 38, Donial Drolli 28, Ibrahim Xhihani 25, Ergen Seferi 27, Arian Kërtusha 47, Senat Hallunaj 22, Hamid Seferi 24.

 

Lini Një Koment