Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 16:30

Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj tre të pandehurve R. M., E. M. dhe B. F..

Të pandehurit në fjalë kanë sulmuar policët që kanë qenë me detyrë zyrtare për ruajtjen e vijës kufitare në fshatin Karaçevë, gjithashtu duke dashur të i ikin veprës penale kanë fyer dhe grisur edhe uniformën zyrtare.

Me këtë rast dyshohet se i pandehuri R. M. dhe E. M. kanë kryer veprën penale: bashkëkryerje dhe bashkëveprim në pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 1 i KPRK.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit. Ekspess

Lini Një Koment