PDK e godet koalicionin me LDK-në

Zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj ka dalë kundër buxhetit të miratuar nga ana e Qeverisë së Isa Mustafës.

Ai në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova ka theksuar se ky buxhet nuk do ta zhvilloj Kosovën.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Ky buxhet nuk është në rregull dhe do t’I sjellë telashe Kosovës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ky buxhet do të jetë vështirë i implementueshëm.

“Shifrat janë fiktive”, ka theksuar ai, duke shtuar se paratë nga AKP nuk mund të bëhet pa u ndryshu ligji.

“Avdullah Hoti as që ka dashur të dëgjoj për këshillat tona dhe e ka propozuar këtë buxhet”, tha ai.

 

Lini Një Koment