Pse nuk duhet të trembët perëndimi nga bashkimi shqiptar?

Nga Dritan Hila

Fjala e kryeministrit Rama në kuvendin e Kosovës, nuk kishte ndonjë të re përveç frazës për një president të përbashkët e cila për hir të së vërtetës u shpreh si një ëndër.
Natyrisht që serbët nuk e morrën seriozisht, por iu duhej për konsum propagandistik; as evropianët nuk e morrën seriozisht pasi Shqipëria nuk është Rusia, pra një vend që përcakton rendin botëror, por është objekt i fuqive të mëdha.
Fatkeqësisht apo fatmirësisht ne nuk jemi në gjendje të vetvetndosim pasi jemi vend i vogël dhe tmerrësisht i prapambetur ekonomikisht dhe kulturalisht. Askujt nuk i vjen keq për ne dhe të vetmet herë që kemi dalë në axhendat botërore, ka qenë atëhere kur austrohungarezëve dhe italianëve iu duhej një kundërpeshë e Rusisë në Ballkan dhe së fundmi me rastin e Kosovës, kur doktrina e të drejtave të njeriut kishte gjetur një dishepull tek presidenti amerikan dhe kryeministri britanik.
Gjithsesi të marrët nuk kanë munguar në këtë gadishull. Por ky nuk është rasti i udhëheqësve shqiptarë të andej e këndej kufirit. As Berisha nuk e kishte seriozisht para pesë vjetësh dhe as Rama nuk e ka pasur ndonjëherë gjatë kësaj kohe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prishtinën. Nëse për të bashkuar kufijtë nuk na lejon kush, për të rregulluar bilancin tregëtar apo rrritur shkëmbimet e mallrave me njeri-tjetrin, nuk na pengonte kush. Por as kemi rregulluar dogana, as unifikuar sistem arsimor e as kemi qullosur gjë të hajrit. E vetmja gjë janë nja dy përfaqësi diplomatike, që për nga vlera reale nuk vlejnë një lek.
Nëse ka një të vërtetë që i intereson të dy udhëheqësive kjo është sektarizimi sa më shumë i shteteve të tyre. Rama ka dhjetë vjet që e zvarrit anëtarësimin në BE ndërsa Kosova nuk le yçkël pa nxjerrë për të shmangur Gjykatën Speciale. Udhëheqësve shqiptarë iu duhet edhe ca kohë që të plaçkisin mirë atë që ka mbetur nga pasuria publike. Ndërsa ata që janë në opozitë iu duhet të sigurojnë pasuritë e vëna. Ndaj askush nuk ka pse frikësohet se mos shqiptarët bashkohen. Sepse këta që janë e kanë mendjen të vjedhin, ndërsa ata që ikën e kanë mendjen të ruajnë kokën dhe atë që vodhën./dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme