Qeveria e Kosovës e përkrah Gjukanoviqin për President të malazezëve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka shkruar se beson në fitoren e sotme të Millo Gjukanovic, në garën për President të Malit të Zi.

Në këtë formë, ai ka treguar pozicionin e Qeverisë së Kosovës në raport me zgjedhjet presidenciale malazeze.

Ai ka komentuar veprimet e dy kandidatëve tjerë për President që po paralajmërojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën.

“Deklaratat e kandidateve Marko Milaciq dhe Dobrilo Dedeic; per terheqjen e njohjes se Kosoves tregojne jo vetem orientimin e tyre antieuropian por edhe mentalitetin primitiv dhe logjiken e vjeter te nencmimit te shqiptareve”, ka shkruar ai.

“Kjo qasje e tyre antihistorike besoj qe do te merr goditjen e rradhes nga forcat me orientim proeuropian qe do te rezultoj me fitoren e Milo Gjukanoviqit”, ka shtuar Berisha.

Millo Gjukanovic, u ka premtuar shqiptarëve të Malit të Zi bashkëpunim derisa është zotuar se do të zbatojë marrëveshjen për rishikimin e kufirit me Kosovën.

Ai ka treguar nëse Podgorica do ta respektojë deklaratën Thaçi-Vujanoviq për korrigjimin e gabimeve që Kryeministri Haradinaj insiston se janë bërë kur është shënuar kufiri.

Kreu i DPS’së së Malit të Zi ka folur edhe për vendimin e vitit 2008, kur vendi i tij vendosi ta njohë Kosovën, raportet me Hashim Thaçin, bisedimet Kosovë –Serbi, tentim puçin e vitit 2016 për rrëzimin e tij, të sponsorizuar nga Rusia, paralajmërimet e kundërkandidatëve të tij se do ta anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe pritjet se elektorati shqiptar në Mal të Zi do ta votojë masivisht të dielën

Mali i Zi ishte pavarësuar nga Serbia falë votave të shqiptarëve dhe orientimit të tyre perëndimor.

Malazezët kanë njohur Republikën e Kosovës derisa disa herë kanë kërkuar që malazezët të bëhen kategori kushtetuese në Kosovë, kërkesë kjo që kurrë nuk është përmbushur.

 

Lini Një Koment