Reçica: VV-ja është duke e tensionuar situatën në Kuvend

Zëvendësshefi i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për tensionim të situatës në Kuvend, transmeton “zeri.info”

“Jeni duke e tensionuar situatën dhe kjo nuk është korrekte”, ka thënë Reçica.

Sipas tij deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca i ka prekur ndjena e deputetit Nuredin Lushtaku me dhimbjet që i ka vuajtur familja e tij. Reçica ka thënë se përse nuk ka dal për të folur Visar Ymeri por e ka obliguar Glauk Konjufcën, familja e të cilit sipas Reçicës ka histori patriotik. “Pse Viasr Ymeri e kërkoj fjalën dhe më pas e tërhjeku”, ka thënë Reçica.

Në anën tjetër deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se Visar Ymeri nuk i frikësohet Reçicës. “Sipas asaj që e tha Reçica, po të ishte Visar Ymeri në vend të Glauk Konjufcës ai do të goditej”, ka deklaruar Kurti.

Lini Një Koment