Shokuese, nusja nga Tirana helmon vjehrrën me fotoksinë dhe tha që vdiq në mënyrë natyrale

Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit.

Mësohet se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.

Burime nga “Panorama”, bëjnë me dije se për ketë ngjarje do të ketë dhe një njoftim zyrtar.

Lini Një Koment