Thirrje për demonstratë për mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni

Diaspora për  Shqiptarët e Maqedoni bën thirrje për një demonstrate masive shqiptare me 17 shtator 2016 në ‘Place Shuman’ në Bruksel kundër sistemit unitar të qeverisë së Shkupit.

Organizatorët përmes një njoftimi kanë shpalosur edhe arsyet e protestës dhe ngritjen e zërit kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Ata kanë nënvizuar edhe disa nga çështjet për të cilat do të ngritet zëri para selisë së BE në Bruksel.

“Të ngrisim zërin për të burgosurit e rastit të Kumanovës!

Të ngrisim zërin për të burgosurit e rastit Monstra!

Të ngrisim zërin për të gjithë të burgosirit e pafajshëm, që janë viktima të sistemit dhe klaneve mafioze politike në Maqedoni!

Të kërkojmë, gjatë transportit të rastit të Kumanovës dhe në gjykatë, të instalohen kamera, gjithashtu në burgje ku vuajnë dënimet kushtet e tyre të përmirsohen.

Të kërkojmë ekstradimin e qytetarëve të Kosovës në Kosovë!

Ne kërkojmë lirimin e të gjithë atyre, që dihet se janë me procese të montuara, duke filluar nga viti 2002. Ne kërkojmë që kriminelët e zgjedhjve, pushtetarët unitarist që kanë abuzuar me sistemin të sillen para Drejtësisë. (INA)

Lini Një Koment