Tri arsyet e fuqishme që e mbajnë Putinin në Siri. 1: Gazsjellësi i fuqishëm…

Ruajtja e Bashar al Asadit në pushtet, eliminimi i të ashtuquajturit Shtet Islamik, përballja me kryengritësit që i financon SHBA-ja, sigurimi i të vetmes dalje të Rusisë në ujëra të nxehta përmes limaneve Tartus dhe Lataki…

Këto janë arsyet që vijnë si sqarim i pjesëmarrjës aktive të ushtrisë ruse dhe shtetit rus në luftën e Sirisë, si dhe pranisë së saj kinse si ndihmëse për gjëja se tërheqje të kontrolluar siriane nga disa zona.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet arsye që Rusia nuk e ka ndërmend që t’i çojë duart nga Siria.

Përleshjet në Lindjen e Afërt janë aktive me mileniume, kurse pas gjithë kësaj qëndrojnë nafta dhe gazi, si dhe interesat strategjik.

Siria është e pasur me gaz dhe naftë, ndërsa interesi i Rusisë për këtë vend shkon edhe më tutje, shkruan lajmi.net.

Në vitin 2012 raportohej së njëra nga arsyet e fuqishme të krizës në Siri është refuzimi i Bashara al Asadit që të pranojë ndërtimin e një gazsjellësi të fuqishëm i cili do të rridhte nga Katari deri në Evropë.

Në këtë mënyrë do të ndërpritej rrjedhja e gazit rus dhe rënia e ekonomisë së shtetit që drejtohet nga Vladimir Putin, meqë është gazi që Rusia e shet në Evropë që ka bërë që ekonomia ruse të zhvillohet hovshëm.

Në vitin 2009 Katari kishte ofruar ndërtimin e gazjellësit të gjatë 1500 kilometra në vlerë prej 10 miliardë eurosh. Ky gazsjellës do të kalonte përmes Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë deri në Evropë. /Lajmi.net/

Lini Një Koment