Turqia e thërret në takim urgjent ambasadorin gjerman në Ankara

Turqia e ka thirrur ambasadorin e Gjermanisë në Ankara në një takim urgjent, për shkak të, siç ka thënë, një tubimi të militantëve kurdë në Këln, njofton Ministria e Jashtme e Turqisë.

Kjo është një shenj më tepër e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve aleate të NATO-s, transmeton Express.

“Ne e dënojmë organizimin e një tubimit në qytetin gjerman, Këln, nga degët e organizatave terroriste të PKK-së, dhe lejimin e propagandave terroriste. Ne e kemi theksuar reagimin tonë në mënyrë të fuqishme në takim me ambasadorin gjerman në Ankara, të cilin e thirrem në ministri”, ka thënë ministria turke në një komunikatë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raportoi se rreth 3.000 përkrahës kurdë demonstruan dje në Këln duke bartur pankarta që bënin thirrje për lirimin e Abdullah Ocalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK), e cila është futur në listën e grupeve terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe është e ndaluar në Gjermani.

Turqia e ka akuzuar Gjermaninë se nuk po bën mjaft për t’i ndalur aktivitetet e PKK-së

Lini Një Koment