(VIDEO) Taravari nervozohet nga suksesi i Asaf Ademit: Do të fitojmë në Gostivar 100%!

Në pyetjen e Makfaks se a ke menduar të japësh dorëheqje nga posti i Ministrit, pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nuk do të jetë e lehtë të jap dorëheqje, Taravari tha se ai është i bindur për fitoren e tij në Gostivar.
“Do të fitojmë në Gostivar 100%” -tha Taravari.
Më parë kur Taravari e paralajmëroi kandidaturën e tij tha se nuk do të kthehet në ministri edhe nëse i humbet zgjedhjet, por ai është i gatshëm të jetë në ekipin e ministrit të ri, që ndoshta përsëri do të jetë nga kuadrot e Aleancës për Shqiptarët.
Përndryshe, në anketën e realizuar nga portali Sakte.net trefish më i votuar se Taravari ishte kandidati i Lëvizjes BESA, Asaf Ademi./Sakte.net

LIVE/ Votoni kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Gostivarit?

Posted by Sakte.net on Mittwoch, 13. September 2017

Lini Një Koment