Vodhi në Austri, arrestohet kosovari në Kukës

Një shtetas kosovar është vënë në pranga nga policia kufitare në Kukës me qëllim ekstradimin e tij drejt Austrisë.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë,
Sipas policisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri.

Urdhër kërkimi ndërkombëtar është lëshuar nga Austria për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Kërcënim i rrezikshëm”.

Lini Një Koment