Zenun Pajaziti: Të gjithë ia kemi huq me demarkacionin (VIDEO)

I ftuar në intervistën Saktë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka folur lidhur me disa tema të rëndësishme për vendin dhe pozicionin e qëndrimet e PDK – së në raport me to.

Pajaziti ka folur edhe për përvojën e tij si ish ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe nga pozita e tanishme si pasues i postit të udhëheqësit të grupit parlamentar.

“Ne nuk kemi arritur ta plasojmë atë që është e vërtetë reale sa i përkët këtij procesi. Në një farë mënyre opozita e ka bërë një kauzë të mbështetur me veprime politike dhe të dhunshme duke penguar parlamentin ose debatin real në parlament për gati një vit dhe për këtë kohë opinioni ka absorbuar më shumë informacione të njëanshme dhe ne nuk kemi arritur informatat reale për këtë proces t’i plasojmë që ta kemi edhe një debat real, edhe një vendim real, edhe një votim real. Unë mendoj që ia kemi huq me demarkacionin edhe  në aspektin e menaxhimit, edhe në aspektin e trajtimit, edhe në aspektin e debatit, edhe në aspektin e votimit”, ka deklaruar kryedeputeti i PDK’së, Zenun Pajaziti.

Po ashtu, i pari i grupit parlamentar Zenun Pajaziti ka shprehur opinionin e tij edhe lidhur me përgjimet si dhe fjalorin e përdorur e përdorur në këto biseda të publikuara.

Intervista Saktë me autor Xhevdet Pozhari realizohet nga portali Sakte.net dhe televizioni First Channel./Sakte.net

Lini Një Koment