10 pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje shumë të rëndë: 6 mjekë të infektuar me koronavirus

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 65 pacientë, derisa 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit të spitalit, 31 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile.

10 pacientë me COVID-19 janë shëruar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Nga personali i spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me koronavirus.

“Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.