Nisma Socialdemokrate po e mendon braktisjen e koalicionit qeverisës

Nisma Socialdemokrate po e mendon braktisjen e koalicionit qeverisës, për t’i hapur kështu mundësi zgjedhjeve të parakohshme.

Një burim brenda kësaj partie, i ka thënë portalit Koha.net se në mbledhjen e fundit të partisë është diskutuar gjerë e gjatë kjo çështje.

“Shumica në Nismë janë të mendimit se vendi nuk mund të vazhdojë kështu me Kuvend të bllokuar, me qeverisje jo të mirë, me paqartësi në dialog”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti, derisa ka shprehur bindjen se edhe krerët e partisë janë të mendimit se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Nuk ka pasur ndonjë afat kohor se kur mund të lë Nisma Qeverinë.

“Do të shohim nëse edhe LDK-ja dhe Vetëvendosje janë njëmend të interesuara për të shkuar në zgjedhje. Ne do të përkrahnim mocionin”, ka thënë ky burim.

Ka thënë se është herët të flitet për atë se si do të shkojë Nisma në zgjedhje, por “parimisht ata janë të interesuar që të shkojmë vetë në zgjedhje”.

“Nuk do të shkojmë as me AAK-në, e kurrsesi me PDK-në”, ka thënë ky burim.

Lini Një Koment