20 vjet pas: Prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë

Adnan Merovci , i cili ka publikuar librin për Kështjellën e (Mos)marrëveshjes, ka treguar për prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë, 20 vjet pas luftës.

Adnan Merovci, i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka treguar për prapaskenat e Rambujesë, ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë një xhuboks i madh ku kanë lëvizur forca të mëdha.

“Nëse maten sendet me rezultat, nga ajo që ka dalë nga aty, del se delegacioni jonë e ka kryer punën briliante”, ka thënë Merovci.

Ai ka thënë se Edita Tahiri si pjesëtare e delegacionit, ka qenë një punëtore briliate.

“Me m’pas pyet sot për Editën kështu nuk kisha folë, por ajo ka qenë një motor i delegacionit, ka qenë punëtore briliante”, ka thënë Merovci.

Lini Një Koment