40-vjeçi në Gjilan u kërkon dy të miturave të futen në veturë që t’i dërgojë në shkollë, i ngacmon seksualisht

Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, ka njoftuar për një ngacmim seksual që ka ndodhur më datë 11 maj.

Një 40 vjeçar, dyshohet se ka marrë në veturë dy të mitura që po shkonin në shkollë e më pas i ka ngacmuar seksualisht.

“Me 11 maj 2019, rreth orës 08:20 i dyshuari R. A. (1979) me banim në Pozhoran, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka takuar në rrugë dy vajza të mitura të cilat ishin duke shkuar në shkollë, ka ndalur veturën dhe ka kërkuar nga to të hyjnë në veturë dhe t’i dërgojë në shkollë. Gjatë rrugës vajzat kanë vërejtur se i dyshuari po shkonte në një rrugë tjetër dhe ka përdorur fjalë ngacmuese ndaj tyre. Ato nga frika kanë hapur derën dhe kanë arritur të zbresin duke kërkuar ndihmë në shtëpinë më të afërt. Në momentin kur kanë dalë nga vetura kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Sakte.net.

Tutje, në raport thuhet se të njëjtat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së.

“Pas mbledhjes së informatave është arrestuar i dyshuari, i cili është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTH”, përfundon raporti policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme