6 shenja që tregojnë se diçka nuk shkon në trupin e një femre

Trupat e grave janë në ndryshim gjatë gjithë kohës, prandaj është e vështirë ndonjëherë të identifikojnë problemet në fazat e hershme. Në fakt, një grua mesatare pret 13 javë përpara se të vizitojë një mjek pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje serioze. Megjithatë nëse i kushtoni vëmendje të madhe edhe ndryshimeve më të vogla në trupin tuaj, do të jeni në gjendje të mbani në formë shëndetin tuaj fizik dhe të parandaloni problemet. Ne, sot përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë 6 shenja që tregojnë se keni probleme serioze me shëndetin dhe që nuk duhet t’i injoroni:

Fryrja e barkut

Për disa gra fryrja e barkut është normale për një periudhë të caktuar kohe. Mirëpo, nëse fryrja vazhdon për më shumë se 2 javë, kjo mund të jetë një shenjë që diçka në trupin tuaj nuk funksionon mirë. Në rastin e endometriozës, barku juaj mund të fryhet çdo ditë dhe të përkeqësohet deri në mbrëmje. Ndodh që fryrja të zhduket pas disa orësh. Kujdes: fryrja e vazhdueshme, mund të jetë edhe një shenjë e kancerit të gjirit. Rekomandohet një vizitë tek mjeku, nëse kjo situatë bëhet e vazhdueshme.

Puçrrat në mjekër

Rreth 2 javë përpara menstruacioneve, trupi juaj rrit estrogjenin dhe progesteronin. Për shkak të këtyre ndryshimeve, mund t’ju shfaqen puçrra në mjekër. Këto puçrra largohen zakonisht shumë shpejt. Mirëpo, nëse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë në mjekër, kjo do të thotë se hormonet tuaj janë jashtë kontrolli dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ju ndjeni dhimbje kur bëni stërvitje

Nëse shpesh keni dhimbje në zonën e legenit, kur jeni duke ecur, vrapuar, madje edhe kur thjesht rrini për një kohë të gjatë, kjo mund të nënkuptojë që endometriumi juaj, shtresa e brendshme e mitrës, rritet jashtë vendit ku duhet. Në këtë rast, qelizat e huaja të endometriumit detyrojnë organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar dhimbje dhe paaftësi për t’u ushtruar.

Mpiksjet e gjakut gjatë ciklit

Cikli menstrual i vajzave është i ndryshëm: mund të jetë i lehtë ose i vështirë. Mirëpo, në fund të fundit, të gjitha vajzat kanë të njëjtat probleme në këtë çështje. Ju mund të keni vënë re 2-3 mpiksje të gjakut për një periudhë të gjatë kohore. Kjo gjë është thuajse normale. Ajo çfarë duhet të jetë një shqetësim për ju është kur gjaku kthehet i errët dhe mpiksjet janë të qëndrueshme dhe më të mëdha. Nëse vini re këtë gjë, duhet të vizitoheni patjetër tek një gjinekolog.

Nuk ju pëlqen më ushqimi juaj i preferuar

A ju ndodh të ndiheni të ngopura dhe të mos e përfundoni edhe një vakt të vogël? E keni humbur oreksin tuaj kohët e fundit? Të gjitha këto ndryshime në ngrënie mund të jenë të rrezikshme, prandaj duhet të vizitoheni përpara se të jetë vonë.

Keni gjithmonë ftohtë ose vapë

Nëse nuk ndiheni rehat me temperaturën në dhomë, atëherë keni një çekuilibër hormonal. Një nga arsyet për një çekuilibër të tillë mund të jetë në nivelet tuaja të estrogjenit, një hormon që rregullon riprodhimin femëror. Normalisht, nivelet e saj ndryshojnë gjatë gjithë jetës tuaj dhe gjatë ciklit menstrual, por ndonjëherë mund të ketë probleme me prodhimin e tij në trupin tuaj. Nivelet e estrogjenit mund të ndikojnë në temperaturën e trupit. Si rregull, estrogjeni i ulët shkakton vapë, ndërsa estrogjeni i lartë ju bën të keni këmbë dhe duar të ftohta gjatë gjithë kohës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme