75-vjeçari keqpërdor seksualisht një të mitur në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, shtetas i Kosovës, 75-vjeçar, nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.

“Pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Shtetit, janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore: si intervista me palën e dëmtuar (viktimën serbe shtetase e Kosovës, e mitur) në prani të kompetentëve nga QPS-ës, ekzaminimin gjinekologjik i të njëjtës është bërë në IML-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Policia ka intervistuar edhe të dyshuarin V.M. i lindur në vitin 1943. Ai dyshohet se para gjashtë muajsh, në shtëpinë e tij ka keqpërdorur të miturën dhe është fqinj i familjes së viktimës.

“Po ashtu ekzistojnë dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari ka fotografuar të dëmtuar të zhveshur, fotografi të cilat gjenden tek autoritet policore gjermane në qytetin e Munichut, meqë i dyshuari në fjalë është pensionist i shtetit gjerman”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit V.M. i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lini Një Koment