9 deputetë të koalicionit kundër demarkacionit

Gjërat nuk duket ashtu siç thuhej në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve.

Sot, njëri nnga deputetët më të fuqishëm të LDK-së, Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për demarkacionin.

Por ai nuk është i vetmi nga LDK-ja që e ka bërë publike votën kundër demarkacionit.
Kundër marrëveshjes brenda grupit parlamentar të LDK-së janë edhe Adem Salihaj, Vjosa Osmani, kurse në mëdyshje janë Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Po ashtu, deputetë kundër  demarkacionit janë edhe Raif Qela, Labinotë Demi Murtezi, Nait Hasani dhe Shaip Muja, transmeton “Lajmi.net”.

Mendohet se deri 1 shtator, mund të ketë edhe deputetë të tjerë të cilët mund të dalin kundër demarkacionit./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë