AAK: Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i procedojë senacës një ‘bombë të kurdisur’

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas “kontrabandimit” për në seanc, të marrëveshjes së demarkacionit, vlerëson se Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një “bomb të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës.

Neni 2 i kësaj marrëveshje, nuk don të thotë asgjë për të ardhmen e saj. Është një tendencë e qeverisë, që duke u thirrur në ketë nen, t’i bëjë për vete deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe të hedhin mjegull në opinionin publik, kinse po mbetet një mundësi për argumentet e reja e për ndryshim të saj, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Qeveria duhet të jep përgjegjësi që kanë fut klauzola të ndryshme e të dyshimta, nga ajo që kanë ratifikuar Mali i Zi.

Është detyrë, legale e morale, e çdonjërit prej deputetëve që të jemi në krye të deytrës, për vendin tonë, pa interesa personale, se çka humbim e çka fitojmë në këtë mes.

Nëse seanca parlamentare, shkonë në favor të ratifikimit të kësaj marrëveshje, jemi duke e lënë të hapur një krizë me mundësinë e një konflikti të çdohershëm.

Është në dorën e të gjithë neve që të hedhim poshtë këtë version të demarkacionit, për t’i dhënë mundësinë e një zgjidhjeje me mjete politike. Është më shumë se poshtërsi t’i vësh qytetarët e vendit tënd në rrezik, për interesa personale të pushtetit.

Duhet të jemi të matur se çka po ju lëmë trashëgimi gjeneratave. Mos të hapim plagë të vjetëra edhe pas 17 vitesh nga lufta, e 8 vite nga pavarësia.

Nuk është koha të marrin nga Kosova, nëse i hyjmë këtyre temave, do të duhej t’i kthehën ato që i janë marrë dikur Kosovës.

Mos ta shesim ndërgjegjen për hirë të pushtetit, parim i yni duhet të jetë, e japim vetën për Kosovën, kështu kishte ndodhë në mars të vitit 2005.

Mos të krekoset askush çka ka qenë dje në luftë, por çka po bëjmë sot për Kosovën në paqe. Askush që i thotë po kësaj marrëveshje, nuk do ta ketë nderin e lavdinë nesër, thuhet në fund të njoftimit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë