Ademi: BDI nuk ka kërcënuar e as shantazhuar askënd

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi ka thënë se zgjedhjet janë fillim i zgjidhjes së problemit.

Ai në emisionin Click plus në TV21 madje ka sqaruar se pse zgjedhin BDI-në për 15 vite qyteteratët këtë opsion dhe siç thotë, “të jemi të kujdesshëm kur ofendojmë ndonjë subjekt politik për demagogji sepse me këtë ofendojmë edhe qytetarët”, gjë të cilën si çështje e hapi kundërshtari politik Azem Sadiki nga PDSH.

“E kemi si parim kryesor llogaridhënien para çdo zgjedhjeve që mbahen”, ka thënë Ademi, transmeton Aktuale.mk.

Ai ka shtuar se deri më sot BDI nuk ka kërcënuar, shantazhuar, qoftë ndonjë qytetarë, apo analist që ka kritikuar këtë subjekt dhe se kritika siç tha, “është e mirëserdhur për të përmirësuar pozitën tonë”.