Aeroplani i zhdukur në Shkup, gjendet i djegur në tokë

Aeroplani i humbur pak më parë në rrethinën e Shkupit është gjetur në Katlanovë dhe i njëjti digjet, transmeton Telegrafi Maqedoni nga televizioni Nova.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë në terren së bashku me policinë.

Bëhet fjalë për një avion që vinte nga Trevizo, Itali, i cili është zhdukur në afërsi të Shkupit. Nga aeroporti është njoftuar në mënyrë të rregullt se do të ulet për tu furnizuar me benzinë.

Aeroplani i njëjtë, sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, flitet se në aeroplan ka pasur biznesmenë.