Aeroporti i mahnitshëm prej druri do të ketë pyll të brendshëm

Duangrit Bunnag Architect Limited (DBALP) e ka prezantuar një dizajn mbreslënës për një terminal të ri aeroporti në Bangkok, i cili përmban detaje të ndërlikuara prej druri dhe një pyll të brendshëm. Ndërtesa e re pritet të jetë funksionale në vitin 2025.

Detajet janë ende mjaft të pakta në terren në këtë fazë të hershme, por nëse supozojmë që gjithçka do të shkojë mirë, Terminali Ndërkombëtar i Pasagjerëve Suvarnabhumi II do ta ofrojë një hapësirë shtesë prej 348.000 m2 në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, shkruan Koha Ditore.

Karakteristika e tij më interesante e brendshme është pylli i madh tropikal prej 16.132 m2, i cili synon ta reflektojë peizazhin e bukur të Tajlandës dhe do ta përfshijë një ujëvarë.

Në zonën pyjore tropikale do të kenë qasje si stafi ashtu edhe udhëtarët, dhe do të duhej të ishte një vend i këndshëm për të “ikur” nga zhurma e aeroportit.

Lini Një Koment