“Meqë ndryshimi është synim i kahershëm i shqiptarit në vendin tonë, konform kësaj jemi përcaktuar për koalicion të shëndoshë, i cili mundëson gjasa reale për arritjen e objektivit – ndryshimi i shumëpritur”, tha Gashi. Ai shtoi se: “Sipas AlternAtivA-s, janë dy kushte për ndryshim: koalicioni i natyrshëm – sinergjik dhe oferta e qëndrueshme para qytetarëve”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në intervistën dhënë për Gazeta Express.