Ahmeti pas lirimit të Ukës: Mos thoni pse s’ka liberalizim

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas lirimit të ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, i cili akuzohej për krim të organizuar, ka shkruar në Facebook se këto janë arsyet pse nuk ka liberalizim të vizave.

“Mandej mos thuani pse nuk ka liberalizim të vizave. Janë vjetëru akuzat, por paret e fituara nga krimi ende po vlejnë”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetari i ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, u shpall i pafajshëm sot nga Gjykata Themelore e Prizrenit.