Ambasadori amerikan në Shkup përshëndet marrëveshjen për dalje nga kriza politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive politike për dalje nga kriza.
“Urime për Maqedoninë për marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, shkruan Bejli në profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”, duke ia bashkëngjitur edhe marrëveshjen zyrtare, transmeton Portalb
Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, i cili ka porositur se tani duhet impuls që të ruhet marrëveshja dhe të implementohen reformat, të cilat janë kyçe për përparim të qëndrueshëm.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë