Ambasadori britanez mirëpret rrënimin e murit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut për çështjen e murit.


“Mirëpres marrëveshjen e mbrëmshme të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për çështjen e murit. Zgjedhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Ndryshe, mbrëmë në orën 2:00 pas mesnate, është arritur marrëveshja për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.