Ambasadori Lu: Krimi dhe korrupsioni s’po ndëshkohen

 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, e konsideroi serioze situatën që lidhet me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, ndërsa e quajti problem pandëshkueshmërinë.

Duke folur në një konferencë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ambasadori shprehu besim se reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojë për pandëshkueshmërinë e njerëzve të inkriminuar.

Ambasadori theksoi rëndësinë e kësaj reforme për të pastruar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ndaj për këtë rëndësi të madhe, tha ai, ka ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SHBA janë zotuar për të ndihmuar dhe mbështetur në krijimin e BKH-së, tha Lu, dhe kryeministri Rama ishte në prill të këtij në zyrat e FBI-së, për të forcuar këtë zotim.

“Ne jemi zotuar ta mbështesim këtë vend në luftën kundër krimit të organizuar”, nënvizoi ambasadori Lu në fjalën e tij në këtë konferencë. /Telegrafi/