Anulohen disa fluturime në aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup këtë mëngjes janë anular fluturimet për në Stamboll, ndërsa vonesë prej një ore ka edhe për fluturimet në Vienë.

Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle” për sot nuk janë planifikuar udhëtime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët nga LAMM njoftuan se mjegulla ka ulur shikueshmërinë në disa rrugë të shtetit.

Në Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë dhe Manastir shikueshmëria është 100 deri 150 metra, ndërsa në Kumanovë 50 deri 100 metra dhe Tetovë 50 deri 60 metra.