AP: Serbia mban ushtrime ushtarake gjatë tensionit me Kosovën

Serbia ka zhvilluar ushtrime ushtarake duket shfaq forcën e saj në periudhën e tensioneve me Kosovën.

Serbia mban sot ushtrime ushtarake me të cilat shënon 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe siç duket shfaq forcën e saj në periudhën e tensioneve me Kosovën, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press (AP), transmeton lajmi.net.

Agjencia paralajmëron se gjatë manovrimit ushtarak, Serbia do të angazhojë 8000 ushtarë, 100 tanke dhe ndjekës Mig-29 të sjellë nga Rusia.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar së fundmi dhe ushtrimet ushtarake nga Serbia shihen nga ‘’AP’’ edhe si dëshmi e forcës.

‘’Intervenimi ushtarak serb në Kosovë do të sillte përplasje direkte me forcat paqeruajtëse të NATO-s që janë të stacionuara atje’’, shkruan ‘’AP’’.

Agjencia citon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka marrë pjesë në ushtrimet ushtarake, duke thënë se Serbia do t’i përforcojë forcat e saja me helikopterë, tanke luftarake nga Rusia, rreth 30, drone nga Kina, dhe armë të ndryshme.

Sipas tij, asnjë shtet në regjion nuk mund të matet me forcat ushtarake serbe, në përjashtim të Rumanisë. /Lajmi.net/

Lini Një Koment