Apel nga MPB-ja: Vozisni në qarkore, ikni rrugës për në Hasanbeg

Me qëllim që të sigurohet puna e pandërprerë e mekanizmit për sanimin e dëmeve, si dhe shpërndarja e papenguar e ushqimeve, ujit dhe barnave ndaj banorëve nga vendbanimet e përfshira nga vërshimet në rajonin e Shkupit, është vendosur edhe një regjim i veçantë trafiku, informuan nga MPB-ja, transmeton TetovaSot.

“Me të njëjtin parashikohet që qytetarët nga Haraçina që janë të drejtuar për në Shkup të mos kalojnë nëpër Hasanbeg, por ta shfrytëzojnë qarkoren e Shkupit, ndërsa qytetarët e Creshevës dhe Stajkovci që janë nisur për në Shkup, njashtu ta shfrytëzojnë qarkoren e Shkupit. Apelojmë deri te qytetarët e Haraçinës, Stajkovci dhe Creshevo që ta respektojnë sinjalizimin e trafikut, si dhe urdhrat nga zyrtarët policor që do të zgjasin deri në tejkalimin e gjendjes së krizës”, thuhet në apelin e ministrisë së punëve të brendshme.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë