App Store, 170 miliardë shkarkime dhe 130 miliardë dollarë qarkullim

Dyqani virtual i aplikacioneve të Applet që njihet si App Store ka realizuar 170 miliardë shkarkime dhe më shumë se 130 miliardë dollarë qarkullim që kur faqja e statistikave për aplikacionet në telefon App Annie filloi të analizojë të dhënat në korrik të 2010-ës.

Kjo është shifra më e plotë në lidhje me performancën e përgjithshme të dyqanit virtual të kompanisë gjigante të teknologjisë, Apple.

Sipas këtyre statistikave një përdorues i iPhonet ka mesatarisht më shumë se 100 aplikacione të instaluara dhe përdor në muaj rreth 40 prej tyre.

Shumica e shkarkimeve dhe të të ardhurave vjen nga Azia, Europa dhe Amerika të cilat janë gati barazim në shkarkime, por amerikanët shpenzojnë gati dyfishin në raport me tregjet e tjera.

SHBA-ja është tregu më i madh për sa i përket shkarkimeve dhe shpenzimeve, duke ia kaluar edhe Kinës.

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga lojërat, rreth 75 %, ndonëse përfaqësojnë vetëm 31 % të shkarkimeve.

Aktualisht ka rreth dy milionë aplikacione dhe lojëra në App Store dhe lajmi i mirë për Applen është se ky sektor vazhdon të rritet.

App Annie parashikon se për vitin 2022 qarkullimi vjetor i App Store do të arrijë 75.7 miliardë dollarë, një rritje me 80 për qind në raport me të dhënat e vitit 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme