Arra, pastruesi më i mirë për lëkurën tuaj

Të grira imët, arrat janë një pastrues eksfoliant shumë i mirë për lëkurën, largojnë qelizat e vdekura dhe zhdukin papastërtitë

Arra me origjinë nga deti Kaspik, ose e njohur ndryshe si arra persiane, konsiderohet si një përbërës i shkëlqyer për lëkurën dhe përdoret gjerësisht në industrinë kozmetike.

Të grira imët, arrat janë një pastrues eksfoliant shumë i mirë për lëkurën, largojnë qelizat e vdekura dhe zhdukin papastërti që pastruesit e zakonshëm nuk mund t’i zhdukin.

Receta e shtëpisë:

Përziejmë dy lugë kos me dy lugë arra të grira, lagim fytyrën me ujë të vakët dhe e shpërndajmë masën në lëkurë me lëvizje rrethore duke ruajtur zonën rreth gojës dhe syve.

E shpëlajmë pas 20 minutash me ujë të vakët.

Lini Një Koment