Arrestohen tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”

Janë arrestuar tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se nesër në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri” do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net major, Mehmetali Hajdini.

Ai thotë se aktualisht të dyshuarit janë duke u intervistuar, derisa konfirmon se janë kapur me dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje.

“Janë shoqëruar në DRP Ferizaj, ku momentalisht janë duke u intervistuar. U janë gjetur dy flamuj serbë dhe një baner me mbishkrimin antikosovar. Një dron, një kamerë dhe dy radiolidhje”, ka thënë Hajdini për Koha.net.

Kujtojmë se Kosova e pret nesër Çekinë në Fadil Vokrri nga ora 15:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Lini Një Koment