Arrestohet 50 vjeçari, ngacmoi seksualisht vajzën dhe nusen e djalit

Një ngjarje tronditëse në familje është shënuar këtë herë në Mjekës të Elbasani. Një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur. “Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan. Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme”./Top Channel

Lini Një Koment