Arrestohet djali i deputetes së Kuvendit të Kosovës

Sot para rektoratit të UP-së disa studentë kanë protestuar në 47 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

E policia ka arrestuar 8 aktivistë të organizatës studentore Studim Kritik Veprim, ka njoftuar kjo organizatë në rrjetin social Facebook.

Në mesin e emrave të të arrestuarve është edhe ai djalit të Donika Kadaj Bujupit.

Lexoni njoftimin e plotë të SKV-së:

Sot, në përvjetorin e 47 të Universitetit të Prishtinës aktivistë të SKV-së kanë shaplosur disa parulla dhe një baner me mbishkrimin “Universiteti i Prontos” duke shprehur protestën ndaj kapjes së Universitetit nga “Pronto” pushteti.

Policia ka reaguar dhunshëm duke i goditur aktivistët tanë duke i tërhequr zvarrë. Të arrestuar nga aktivistët janë:

Flamur Pireva

Egzon Azemi

Bardhë Ahmeti

Trim Gashi

Miran Rrudhani

Dardan Kadaj

Nijazi Behluli

Endrit Shatri

Premton Zogiani

Ndër ta ka edhe aktivistë të lënduar. SKV kërkon lirimin e menjehershëm të aktivistëve.