Arrihet marrëveshja, Lulzim Haziri anëtari e pestë të Ad-Hok

Arrihet marrëveshja për anëtarin e pestë të Ad-Hok komisionit i cili do të jetë Lulzim Haziri.

Haziri është gazetarë, ligjërues universitar dhe aktivist në sektorin civil. Me këtë përmbyllen të gjitha pikat diskutabile nga marrëveshja e Përzhinos dhe ju hapet rruga zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Këto informata vijnë nga takimi i liderëve, që zhvillohet pa Gruevskin, i cili ashtu edhe siç u shpreh më herët, pritet që vetëm të vijë dhe të nënshkruajë atë për të cilën janë marrë vesh partitë tjera. Të kontaktuar nga Televizioni SHENJA, anëtarët tjerë të Komisionit Ad-Hok nuk konfirmuan por as nuk mohuan këto informata, por u shprehën se për cilindo vendim përfundimtar, janë pikërisht ata që japin pëlqimin vendimtar.