Arrin versioni i ri i Skoda Kodiaq dhe Yeti [foto]

Pas versionit Sportline, premiera e të cilit do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë, Skoda modelin Kodiaq gjatë vitit 2018 do ta ofrojë edhe në version sportiv RS.

Duhet të kujtojmë se modeli standard Kodiaq, në fillim ishte në dispozicion me motorët TDI (2.0-litër TDI me 150 dhe 190 kuajfuqi) dhe benzinë (1.4-litër TSI me 125 dhe 150 kuajfuqi, si dhe 2.0-litër TSI me 180 kuajfuqi).

Sa i përket Kodiaq në version RS, nën kofanon e tij do të gjendet motori dizel 2.0-litër BiTDI me kapacitet prej 176 kW/240 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG me shtatë shpejtësi e koplung të dyfishtë, transmeton Koha.net. Mbetet të shihet nëse më vonë do të jetë në dispozicion edhe Kodiaq RS me motor benzinë.

Natyrisht, së bashku me motor të fuqishëm vjen edhe paketa për aerodinamikën, maska e përparme me ngjyrë të zezë, rrotat e reja (të ngjashme sikur të Octavia RS), disqet e frenave me ngjyrë të kuqe, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe me interier të modifikuar me ulëse dhe timon sportiv.

Para Kodiaq RS do të arrijë gjenerata e re e Yetit, e cila mund të prezantohet në shtator të këtij viti në panairin e veturave në Frankfurt, shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”.

Yeti aktual ende vazhdon të tërheqë blerës të rinj. Ky model është prezantuar në vitin 2009 dhe është ridizajnuar në vitin 2013.

Pamja e Yetit të ri do të frymëzohet më shumë nga Kodiaq, do të përdorë platformën VW MQB, ku gjatësia e këtij modeli do të jetë rreth 4.4 metra, si dhe do të ketë më shumë hapësirë për pasagjerët dhe në bagazh.

Në ofertën e motorëve mund të priten motorë benzinë dhe dizel nga gama e Volkswagenit (benzinë nga 125 deri në 220 kuajfuqi, dizel nga 120 deri në 184 kuajfuqi), si dhe ndoshta më vonë do të jetë në dispozicion edhe versioni hibrid.

Gjithashtu, blerësve do t’ju ofrohet Yeti i ri me marshin DSG dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, ndërsa për më vonë pritet të ofrohet edhe në version Sportline dhe Scout.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme