Ata që habiten me gjeneralët shqiptarë në Turqi, harruan se 28 sadrezamë ishin me origjinë shqiptare!

Derisa në kryelajme janë shndërruar gjeneralët me origjinë shqiptare në Turqi, emrat e të cilëve u lakuan qoftë për pjesëmarrje në grusht shtet apo edhe për shpëtimin e jetës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan, portali Sakte.net risjell deklarimin e kryediplomatit turk, Ahmet Davutoglu, i cili në vitin 2012 pati deklaruar se Perandoria Osmane ka patur 28 kryeministra me origjinë shqiptare dhe dhjetëra të tjerë ministra.
Davutoglu gjithashtu pranon se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri, janë me origjinë shqiptare. Këtë gjë ai e ka shprehur në një intervistë për revistën “Shenja”, ku ministri Davutgolui i cilësonte marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërinë, “si mburrje”.

“Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave, intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare. Në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi, autori i himnit tonë kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare”, kishte deklaruar Davutoglu.

Kreu i diplomacisë turke thekson se “midis Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një miqësi e fuqishme, rrënjët e të cilës shtrihen në thellësitë e historisë tonë të përbashkët. Kjo lidhje midis popujve tanë na jep edhe përgjegjësinë për ta zhvilluar në çdo fushë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dypalëshe po zhvillohen në çdo fushë duke nisur nga fusha politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe ajo arsimore, në përshtatje me miqësinë historike dhe unitetin kulturor midis popujve tanë”./Sakte.net

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *