Autoritetet në Kosovës nuk kanë plan të veçantë për vizitën e Vuçiqit

Autoritetet e rendit në Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, nuk kanë ndonjë plan të veçantë lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

“Policia e Kosovës si çdo herë e bënë përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë”, tha Baki Kelani zëdhënës i policisë.

Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë, ku sipas njoftimeve nga kabineti i tij, ai në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve kurse në pjesën qendrore, në Llapna Sellë do të zhvilloj një bashkëbisedim me qytetarët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitoj Kosovën.