Azem Syla shfaqet në Shkup, drekon me ministrin e Qeverisë Zaev

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka drekuar në Shkup bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë, Suhejl Fazliu.

Ministri Fazliu ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një fotografi në të cilën shfaqet shfaqen ai dhe Azem Syla duke drekuar në një restorant, që siç ka treguar ministri i qeverisë Zaev, ndodhet në Shkup.

“Në drekë të përbashkët në Shkup me gjeneralin Azem Sylën”, ka njoftuar ministri Fazliu, në përshkrimin që i ka vendosur fotografive të publikuara në Facebook.

Azem Syla është duke u mbrojtur në liri prej shtatorit të këtij viti kur u lirua nga arresti shtëpiak, lidhur me aktakuzën që Prokuroria e Shtetit nga ngritur ndaj tij nën dyshimin për krim të organizuar.

Azem Syla akuzohet së bashku me 21 persona tjerë për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë, afër Prishtinës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme