Banorët e fshatit Grushinë jetojnë si në mesjetë (Video)

Banorët e fshatit Grushinë vazhdojnë të përballen me vështirësi të ndryshme. Rrugët janë të dëmtuara dhe me gropa, ndërsa problem është edhe mungesa e ndriçimit publik, me ujë të pijshëm i gjithë fshati furnizohet vetëm nga një çezme, ndërkohë që pastërtinë në fshatë e mirëmbajnë vet banorët. Problemet i zgjidhin vet dhe ankesat nuk kanë ku t’ i adresojnë. Këto janë hallet e fshatarëve.

’’Fshati jonë ballafaqohet me shumë probleme, e para pikë është uji, e dyta rryma, e treta rruga.Autobus kemi vazhdimisht kur janë nxënësit, gjashtë herë në ditë vjen, kur nuk janë nxënësit kur dëshiron vetë vjen’’, deklaroi një qytetar.

’’Te uji te rruga te krejt është problemi, edhe me rrymën kemi problem’’ , tha një qytetar tjetër.

’’Rruga viran është , rrymë skemi hiç”, tha një qyetar.

Kur në të vërtetë ka qenë kryetari i komunës Brahim Ajvazi, për tu njoftuar me broblemet, këtë e tregojnë më së miri banorët.

’’Un sa e di asnjëherë nuk e kam pa asnjëherë’’ , shtoi një qytetar.

”Po ka ardh vetëm për vota”, tha një qytetar tjetër.

Ata thonë se kanë humbur shpresat se një ditë kjo garniturë politike do t’ua zgjidh atyre problemet me të cilat përballen çdo ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme