BBC, shkruan për vrasjen e Ivanoviq, thotë se kjo ndodhi nën “hijen” e një konflikti

Ngjarja e sotme në Mitrovicën veriore, ku Oliver Ivanoviq mbeti i vrarë për të shtënave me armë, mund të ngritë tensionet ndër etnike në vend, edhe pse kryesi i kësaj vepre ende nuk dihet se kush mund të jetë, shkruan BBC.

“Oliver Ivanoviç, është qëlluar për vdekje jashtë zyrave të partisë së tij në veriun e Mitrovicës të drejtuar nga serbët. Ivanoviç, i parë si një udhëheqës i moderuar serb, u qëllua katër herë në gjoks dhe vdiq më vonë në spital, tha avokati i tij Nebojsha Vlajic”, shkruan BBC.

Tutje në shkrimin e sotëm të këtij mediumi tregon se si negociatorët e qeverisë serbe dolën nga bisedimet e ndërmjetësuara nga BE me shqiptarët e Kosovës në Bruksel pas këtij lajmi.

Nën hije të konfliktit mbetet Kosova pas vrasjes së Ivanoviq, 64 vjeç, i cili sipas BBC, ai kishte luajtur një rol udhëheqës në negociatat me NATO dhe BE.

“Ai ishte duke u përballur me një rigjykim për krime të dyshuara të luftës kundër shqiptarëve etnikë të kryer në 1999. Në janar të vitit 2016, gjyqtarët e BE në Kosovë e dënuan atë me nëntë vjet, por vendimi u rrëzua nga një gjykatë apeli një vit më vonë”.

BBC, vazhdon tutje me shkrimin e saj se si qeveria serbe po mban një takim të jashtëzakonshëm të sigurisë në Beograd. Ivanoviç u ngrit në rëndësinë e politikës serbe të Kosovës gjatë konfliktit të territorit në vitin 1999, kur forcat serbe luftuan kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kryen krime të luftës kundër civilëve shqiptarë etnikë.

“Një fushatë ajrore e NATO-s bëri që Serbia të tërhiqte trupat e saj, por një ekip i rendit dhe ligjit i BE-së mbetet në Kosovë. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ajo është njohur nga 115 vende, por jo nga Serbia dhe aleati i saj, Rusia”, raporton BBC.