BDI është përplot gruevistë dhe udbashë, thotë vëllai i deputetes së BDI-së

Aktivisti i shoqërisë civile Zamir Mehmeti, ka goditur Bashkimin Demokratik për Integrim, duke ironizuar me përkrahjen që kjo parti po i jep VMRO-së kundrejt Prokurorisë Speciale Publike, shkruan Gazeta Lajm.

“BDI nuk ka caktuar press për ta mbrojtur VMRO-në prej Katicës? Aty vlon prej gruevistëve dhe udbashëve”, ka komentuar Zamir Mehmeti, ndryshe vëlla i deputetes dhe funksionares shumëvjeçare të BDI-së Ermira Mehmeti, duke komentuar zhvillimet e fundit në raport PSP-DSK.