Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, publikoi në InstaStory një fotografi të rrezeve të diellit, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Urime Ramazani, paqja qoftë mbi ju”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe rrjedh nga një familje e besimit të krishterë, por që tregohet gjithnjë e kujdesshme të urojë fansat e saj të të gjitha përkatësive fetare për festa apo ngjarje të ndryshme.

Ajo është duke qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë nuk ka mundur ende të publikojë asnjë projekt muzikor këtë vit, shkaku i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)