‘Befasi strategjike’: Çfarë shkruan në raportin për Kosovën për Kuvendin e Serbisë

Në Kuvendin e Serbisë dje ka rritur raporti i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën për dialogun e Kosovës e Serbisë nga viti 2013, i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e parlamentit të caktuar për të hënën, më 27 maj.


Raporti ka tetëdhjetë faqe dhe në të, mes tjerash, thuhet se Serbia me zgjedhjen e parimit paqësor për angazhim aktiv e të përkushtuar në bisedime ka bërë “një befasi strategjike të llojit të vet.”

Thuhet se dialogu në çdo aspekt ka punuarë për interesin e palës serbe, e cila në periudhën e bisedimeve ia ka dalë ta ruajë paqen në Kosovë e më gjerë.

Theksohet edhe se anagzhimi i Serbisë në dialog ia ka dalë që “pjesërisht të amortizojë qëndrimin e pakompromis të mbështetësve të të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës dhe ata më nuk mendojnë se pavarësia e Kosovës është thjesht punë e kryer”.

Në raport është vlerësuar edhe se Serbia ia ka dalë që në tërësi t’i mbrojë interesta e saj në ‘krahinë’ edhe në aspektin e integrimeve evropiane “pa bërje të lëshimeve esenciale”.

“Përkundër kritikave lidhur me gjoja dorëzimin e interesave serbe në veri të Kosovës, në atë hapësirë serbet aktualisht dominojnë me të gjitha institucionet politike, policore e të drejtësisë dhe ky dominim i tyre është pranuar edhe nga Prishtina dhe faktori ndërkombëtar”, shkruan në raport.

Nga vitit 2013 kanë qenë gjithsej 188 takime, prej të cilëve 24 në nivel të lartë politik, ndërsa marrëveshje të nënshkruara në nivel politik, teknik dhe të ekspertëve gjithsej 45, thuhet në raport, transmeton “Danas”.

Lini Një Koment