BESA: Dhembje por edhe vendosmëri për ta luftuar terrorizmin

Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Mynih të Gjermanisë.

Reagimi i plotë
Bota ende po tronditet nga sulmet makabre e terroriste e kështu nuk mund të marrë veten, andaj në këto momente dhembjeje mendimet tona e lutjet janë me popullin gjerman, pas aktit çnjerëzor të djeshëm në Mynih të Francës. Ky sulm sërish na bëri me dije se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si vrasjet në Mynih të Gjermanisë Francës, të mos na përsëriten më asnjëherë.
Sulmet terroriste si ai i Mynihut, s’janë vetëm kundër Gjermanisë dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund. Kështu, Lëvizja BESA shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mynih.
Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme