Biden: Vetëm kanceri ka mbetur i pa politizuar në Amerikë

Ish-zëvendës presidenti amerikan Joe Biden, tha të premten se vetëm kanceri ka mbetur i pa politizuar në Amerikë.

Biden foli kështu në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Kancerit – duke iu referuar kështu politikës së Presidentit Donald Trump.

Biden gjatë Administratës së Obamas kishte nisur një iniciativë për zhvillimin e barnave të reja të kancerit dhe për diagnistifikimin sa më të shpejt të tij, transmeton Klan Kosova.

Projekti prej 1 miliard dollarësh ishte bërë i ditur nga Presidenti Obama në janar të 2016-ës.

“Unë e di se të gjithë që jeni në këtë sallë, keni pasur një të afër të diagnostifikuar me kancer – e di se çfarë ndjenja keni kur mjeku e thotë atë gjë”, ta Biden gjatë fjalimit të tij.

Por ai shtoi se në gjithë këtë proces, duhet të keni shpresa.

Djali i Biden, Beau Biden, kishte vdekur në vitin 2015 nga kanceri në tru, kur ai kishte vetëm 46 vjeç.

Sot më 4 shkurt është Dita Ndërkombëtare kundër Kancerit.