Bie nga ndërtesa derisa ishte duke punuar: Lëndohet rëndë punëtori nga Suhareka

Një punëtor nga Suharekë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pas plagëve të marra pasi ra nga një ndërtesë ku punonte, shkruan Gazeta Metro.


Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

Policia njofton se personi në fjalë fillimisht është dërguar në Emërgjencën e Suharekës, e më pas në QKUK.

Njoftimi i plotë:

Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtese, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme